Ndërlidhjet

Shkon në 19 numri i viktimave në Irak


Kirkuk, 27 nëntor 2012
Kirkuk, 27 nëntor 2012
Të paktën 19 njerëz janë vrarë dhe 71 janë plagosur të martën, në shpërthimet e makinave bombë në Bagdad dhe në zonat kurde në veri të Irakut të martën.

Zyrtarët në Bagdad thanë se tri bomba makinë shpërthyen në veri të Bagdadit, pranë vendet të shenjta shiite.

Tri makina bombë kanë shpërthyer në dy zonat kurde në Kirkurk, qytetin e rrënuar nga dhuna.

Pjesëtarë të forcave kurde të sigurisë ishin në mesin e viktimave.

Viktima të tjera janë raportuar nga shpërthimi i minave në rrugë, në qytetin Hawija.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Kirkuku është i banuar nga arabët, kurdët dhe turkmenët, të cilët, kanë pretendime për zonën e pasur me naftë.
XS
SM
MD
LG