Ndërlidhjet

Irani kritikohet nga OKB-ja


Burg në Teheran...
Burg në Teheran...
Një komision i OKB-së ka shprehur shqetësim të thellë se Irani po përdor vazhdimisht torturat, dënimin me vdekje dhe ekzekutimin e të miturve, si dhe përndjekjet sistematike të mbrojtësve të të drejtave të njeriut.

Në një rezolutë, Komisioni për të drejtat e njeriut i Asamblesë së Përgjithshme bën thirrje që t'i jepet fund shkeljeve të të drejtave dhe i kërkon qeverisë që menjëherë të lirojë të gjithë të ndaluarit, vetëm pse po ushtronin të drejtën e tyre për tubim paqësor.

Rezoluta gjithashtu shpreh shqetësimin për kufizimet ndaj kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të vitit 2012 dhe fuqimisht nxit qeverinë që “të sigurojë zgjedhje të lira, të drejta, transparente në vitin 2013”.

Asambleja 193-anëtarëshe ka të ngjarë të votojë për rezolutën në muajin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG