Ndërlidhjet

Grossman dorëhiqet si i dërguar në Afganistan e Pakistan


Marc Grossman
Marc Grossman
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Afganistanin dhe Pakistanin, Marc Grossman, do të largohet nga kjo detyrë më 14 dhjetor.

Zëdhënësja e tij tha se Grosman do t’i kthehet jetës private.

Zëdhënësja e citoi edhe sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, ta ketë falënderuar Grossmanin për krijimin e një “vale diplomatike” që ka “vendosur një rrjet të mbështetjes rajonale dhe ndërkombëtare për Afganistanin pas vitit 2014 dhe në dekadën e ardhshme.”

Grosman ka bërë udhëtime të gjera në rajon dhe është meritor se ka ndihmuar në bindjen e Pakistanit që t’i rihapë kufijtë me Afganistanin për konvojet e NATO-s në fillim të këtij viti.

Ato qenë mbyllur pas vrasjes së 24 trupave pakistaneze në një sulm ajror amerikan.

Në kohën sa ka qenë nënsekretar i shtetit për çështje politike Mark Grossman, ka qenë i përfshirë në proceset politike në Kosovë.
XS
SM
MD
LG