Ndërlidhjet

Serbia s'bisedon për heqjen e strukturave paralele


Ivan Mërkiq
Ivan Mërkiq
Serbia është e vendosur që në plotëni të përmbushë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun me Prishtinën dhe është e hapur për bisedime por të gjtiha çështjet, përveç heqjes së institucioneve serbe në Kosovë”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe, Ivan Mërkiq, në seancën e KS të OKB-së, kushtuar Kosovës.

Ai ka thënë se roli i UNMIK-ut në stabilizimin e situatës është “i pazëvendësueshëm”.

Ai ka kujtuar se qeveria e re serbe ka vazhduar dialogun me Prishtinën dhe dëshiron që të arijë përparim konkret, derisa kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, në takimin e 7 nëntorit, në Bruskel, kanë biseduar për një spektër të gjerë temash.

Po në takimin e njëjtë të Këshillit të Sigurimit, ministri Koosvar i Punëve të Jashtme, EnverHoxhaj, ritheksoi se këto struktura ilegale janë një kërcënim i madh për stabilitetin, jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin dhe se qëllimi i tyre është që të pengojnë funksionalizimin e shtetit të Kosovës, të destabilizojnë Kosovën dhe të krijojnë ndarje etnike mes komuniteteve.
XS
SM
MD
LG