Ndërlidhjet

Hakerët sulmojnë serverin e ANEB-in


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore e OKB-së ka pranuar se një nga serverët e saj kompjuterikë ka qenë shënjestër e një sulmi kibernetik.

Detajet e kontakteve të më shumë se 100 ekspertëve, që punojnë për ANEB-in, janë shfaqur të dielën në një faqe hakerësh interneti, Parastoo.

Në postim, grupi ka kërkuar nga ekspertët, që të nënshkruajnë një peticion për të bërë thirrje për hetim “të hapur” të ANEB-it mbi programin bërthamor të Izraelit.

Zëdhënësja e ANEB-it, Gill Tudor tha se agjencia e OKB-së ka ndërmarrë “të gjitha masat e mundshme” për të siguruar sistemet e saj kompjuterike dhe të dhënat janë të mbrojtura.

Izraeli besohet se posedon armë bërthamore, edhe pse ai nuk e konfirmon apo mohon këtë.

Izraeli akuzon Iranin se po zhvillon fshehurazi armë bërthamore, një akuzë kjo e hedhur poshte nga Teherani.
XS
SM
MD
LG