Ndërlidhjet

Zyrtarët e Serbisë marrin pjesë në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë


Tirana...
Tirana...
Përfaqësues të Serbisë do të marrin pjesë sot në shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në Tiranë, bën me dije agjencia e lajmeve Tanjug, duke iu referuar burimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë.

Në manifestimin qendror thuhet se do të marrë pjesë ndihmësi i ministrit të Jashtëm, Zoran Vujiq dhe ambasadori i Serbisë në Tiranë, Miroljub Zariq, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë, Milosh Todoroviq.

Shqipëria feston sot njëqindvjetorin e ngritjes së flamurit dhe shpalljen e pavarësisë.

Manifestimi i nisur në Vlorë kulmon në Tiranë.
XS
SM
MD
LG