Ndërlidhjet

Jep dorëheqje ministri çek i Mbrojtjes


Alexandr Vondra

Alexandr Vondra

Ministri çek i Mbrojtjes, Alexandr Vondra, ka dhënë dorëheqje nga posti, për shkak të, siç ka thënë, rënies së mbështetjes publike.

Vondra ka thënë se ka marrë këtë vendim pasi nuk ka arritur të rizgjidhet në Dhomën e Lartë të Parlamentit në zgjedhjet e tetorit.

Kryeministri i Çekisë, Petr Necas, ka thënë se Vondra, ish-disident antikomunist, ka qenë ministri më i mirë i Mbrojtjes në 20 vjetët e fundit dhe se dorëheqja e tij “është humbje”.
XS
SM
MD
LG