Ndërlidhjet

Rriten tensionet mes Morsit dhe gjyqësorit


Presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi.

Presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi.

Gjykata Kushtetuese e Egjiptit ka akuzuar presidentin Muhammad Morsi se po udhëheq fushatë kundër saj. Gjykata e Apelit, në anën tjetër, ka thënë se do të pezullojë punën derisa presidenti të mos tërheqë dekretin që zgjeron autoritetin e tij.

Dekreti, sipas të cilit vendimet dhe ligjet e nxjerra nga presidenti, janë përfundimtare dhe nuk mund t’iu nënshtrohen ankesave, ka shkaktuar protesta në mbarë Egjiptin, prejse është shpallur javën e kaluar.

Kundërshtarët thonë se Morsi i ka dhënë vetes “fuqi diktatoriale”.

Policia ka përdorur sot gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit e tubuar në Kajro.

Morsi ka thënë se dekreti është i përkohshëm dhe se është i nevojshëm për të mbrojtur ndryshimet demokratike, që kanë nisur pas rënies së presidentit Hosni Mubarak, vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG