Ndërlidhjet

logo-print

Vritet diplomati saudit në Jemen


Jemen

Jemen

Një diplomat i Arabisë Saudite në Jemen është vrarë sot në kryeqytetin Sana.

Burimet zyrtare thonë se diplomati, i cili ishte anëtar i delegacionit ushtarak të Arabisë Saudite, dhe truproja e tij kanë pësuar për vdekje kur makina e tyre është qëlluar nga persona të paidentifikuar.

Disa raporte thonë se sulmuesit kanë qenë të veshur me uniforma të shërbimit të sigurisë.

Identiteti i diplomatit nuk është bërë ende i ditur.

Po ashtu nuk është e qartë se kush fshihet pas sulmit, ndërkohë që autoritetet jemenase janë në luftë të ashpër me militantët e Al Kaidës.
XS
SM
MD
LG