Ndërlidhjet

Dhjetëra viktima të reja në Siri


Siri

Siri

Aktivistët sirianë dhe mediat shtetërore thonë se të paktën 34 njerëz janë vrarë nga shpërthimi i dy makinave bombë në periferi të Damaskut.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA ka thënë se prapa sulmit në qarkun Jaramana fshihen “terroristët”.

Sipas disa raporteve, milicët pro-qeveritarë në këtë zonë kanë ngritur grupe të armatosura, me qëllim të mbrojtjes nga kryengritësit.

Në muajin e kaluar, një makinë bombë ka vrarë 11 persona në këtë pjesë.

Kryengritja kundër regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, ka nisur në mars të vitit të kaluar. Aktivistët thonë se mbi 40,000 njerëz kanë humbur jetën në trazira.
XS
SM
MD
LG