Ndërlidhjet

Serbët i “druhen” lirimit të Haradinajt


Ramush Haradinaj
Ramush Haradinaj
Autoritetet serbe kanë shfaqur “drojën” se Tribunali i Hagës do të lirojë nesër Ramush Haradinajan.

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se një vendim i tillë do të ishte “poshtërues për viktimat”.

“Druaj se do të merret vendim për lirimin e tij. Me lirimin e Haradinajt do të konfirmohej se askush nuk është fajtor për serbët e vrarë”, ka thënë Vuçiq për mediat serbe.

Sipas tij, “myslimanët e Bosnjës dhe serbët janë viktimat më të mëdha të luftërave në territorin e ish-Jugosllavisë”.

Gjykata e Hagës pritet të kumtojë nesër vendimin në rastin e rigjykimit të pjesshëm të Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt - të tre ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata janë akuzuar për “vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës”.
XS
SM
MD
LG