Ndërlidhjet

Obama dhe Romney do të takohen në Shtëpinë e Bardhë


Obama dhe Romney

Obama dhe Romney

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të presë të enjten në Shtëpinë e Bardhë ish-rivalin republikan, Mitt Romney.

Ky do të jetë takimi i parë i tyre që prej zgjedhjeve presidenciale të 6 nëntorit.

Obama, në fjalimin e fitores, ka premtuar se do të punojë me Romneyn dhe se do të marrë parasysh idetë e tij.

Dreka e së enjtes do të shënojë takimin më të madh privat të tyre.
XS
SM
MD
LG