Ndërlidhjet

Putin uron Nishanin për 100-vjetorin e pavarësisë


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka uruar presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, për 100-vjetorin e pavarësisë së shtetit.

“Gjatë 100 vjetëve të sovranitetit të Shqipërisë, vendet tona kanë akumuluar përvoja të konsiderueshme të ndërveprimit në fusha të ndryshme. Shpresoj se marrëdhëniet ndërmjet Federatës Ruse dhe Republikës së Shqipërisë do të forcohen për hir të qytetarëve të vendeve tona, për të mirën e stabilitetit dhe sigurisë në Evropë”, thuhet në telegramin e Putinit.

Presidenti rus i ka uruar shëndet të mirë dhe sukses presidentit shqiptar dhe paqe e prosperitet popullit të Shqipërisë.
XS
SM
MD
LG