Ndërlidhjet

Ebadi: BE të shqyrtojë të drejtat e njeriut në Iran


Shirin Ebadi
Shirin Ebadi
Aktivistja iraniane për të drejtat e njeriut, Shirin Ebadi, njëherësh laureate e Çmimit Nobel për Paqe, ka kërkuar nga Parlamenti Evropian që t’i kushtojë më shumë vëmendje gjendjes së të drejtave të njeriut në Iran.

Ebadi u ka thënë ligjvënëse në Bruksel se negociatat me Teheranin janë fokusuar në aktivitetin bërthamor të tij, porse “blloku duhet të ngrejë edhe shkeljet e të drejtave humane”.

Ajo po ashtu ka thënë se BE-ja duhet të sigurohet se regjimi i Iranit nuk përdor satelitët evropianë për të përçuar propagandë qeveritare.

Ebadi, ish-gjykatëse në Iran, ka thënë se në vendin e saj nuk do të ndryshojë asgjë, për aq kohë sa gjyqësori mbetet i pareformuar dhe i lidhur me shërbimet e sigurisë.

Ebadi tani jeton në Londër.
XS
SM
MD
LG