Ndërlidhjet

Moska Beogradit: Mendo mirë për Kosovën!


Dmitry Rogozin
Dmitry Rogozin
Zëvendëskryeministri i Rusisë, Dmitry Rogozin, ka kërkuar nga autoritetet serbe që të mendojnë mirë nëse është në interes të Serbisë, që për hir të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, të pranojnë Kosovën.

Rogozin, gjatë qëndrimit në Beograd, ka thënë se është e drejtë sovrane e Serbisë që të vendosë nëse do ose jo të pranojë Kosovën si shtet të pavarur.

Ai ka thënë se shtetësia e Kosovës është një “paturpësi e vitit 2008”.

“Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 2008 ka qenë akt i dhunshëm, sepse e drejta për shkëputje ekziston vetëm në një rast – në rastin e kërcënimit të gjenocidit dhe shkatërrimit të të gjithë kombit”, ka thënë Rogozin.

Ai i ka premtuar Beogradit se Rusia do të vazhdojë mbështetjen për të në të gjitha fushat.

Rusia është aleat i Serbisë veçmas në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG