Ndërlidhjet

Sot vendimi për Haradinajn, Brahimajn e Balajn


Hagë
Hagë
Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, sot në ora 9:00, nis procesin e shpalljes së vendimit përfundimtar në rastin kundër ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.

Të tre ata janë rigjykuar pjesërisht nën akuzën për “trajtim mizor, torturim dhe vrasje të të burgosurve” në atë që quhej kampi ushtarak i Jabllanicës, më 1998”.

Në vitin 2008, Haradinaj dhe Balaj janë liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa i akuzuari i tretë, Brahimaj, është dënuar me gjashtë vjet heqje lirie për “trajtim mizor dhe torturim” të të burgosurve të UÇK-së.

Rigjykimi, që ka nisur më shumë se dy vjet më parë, ka ardhur si kërkesë e prokurorisë së Tribunalit të Hagës për t’i dëgjuar dëshmitë shtesë të dy dëshmitarëve “të rëndësishëm”.

Partia e Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka bërë të ditur se do të transmetojë drejtpërdrejt shpalljen e vendimit të sotëm, përmes ekraneve gjigante të vendosura në Prishtinë, Gjakovë, Deçan, Pejë etj.
XS
SM
MD
LG