Ndërlidhjet

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) takohet sot në Vjenë, për të biseduar rreth programit bërthamor të Iranit.

Ditë më parë, ky organ ka lëshuar një raport, në të cilin ka konstatuar se Irani mund të nisë së shpejti të operojë me më shumë centrifuga në objektin e tij nëntokësor të Fordovit.

Të mërkurën, edhe zyrtarë për çështje bërthamore të Iranit kanë thënë se vendi i tyre do të vazhdojë të pasurojë uranium “me intensitet”.

Kombet e Bashkuara dhe shtetet perëndimore kanë miratuar një sërë sanksionesh ekonomike kundër Iranit, nga frika se aktiviteti i tij bërthamor ka dimensione ushtarake.

Irani i mohon akuzat.
XS
SM
MD
LG