Ndërlidhjet

Gaz lotsjellës ndaj protestuesve në Birmani


Birmani
Birmani
Forcat speciale të sigurisë në Birmani kanë përdorur topat e ujit dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që kanë okupuar një minierë bakri në veriperëndim të vendit.

Qeveria i ka urdhëruar ata që të largohen nga miniera deri të mërkurën ose, në të kundërtën, do të përballen me veprime ligjore.

Protestuesit kërkojnë që miniera të ndalojë punën, pasi, sipas tyre, ajo është duke shkaktuar probleme mjedisore, sociale dhe shëndetësore.

Udhëheqësja e opozitës, Aung San Suu Kyi, pritet të vizitojë zonën sot, për të dëgjuar shqetësimet e protestuesve.
XS
SM
MD
LG