Ndërlidhjet

Britaniku zbulon aeroplanë të LDB-së në Birmani


Birmani
Birmani
Një burrë britanik beson se ka gjetur një vend në Birmani, ku janë fshehur dhjetëra aeroplanë ushtarakë të Luftës së Dytë Botërore.

David Cundall ka kaluar 16 vjet duke kërkuar në xhunglat e Birmanisë për aeroplanët Spitfire.

Zërat për një sasi të madhe të tyre të fshehur në Birmani kanë qarkulluar me vite, por studimet gjeologjike kanë çuar tashmë drejt një lokacioni specifik dhe Cundall planifikon të nisë gërmimet sa më parë që të jetë e mundur.

Cundall mund të bëhet shumë i pasur nëse kërkimi i tij del i suksesshëm.

Në botë kanë mbetur vetëm 40 Spitfire në gjendje të mirë dhe çdo gjetje e re mund të ketë një çmim të lartë.
XS
SM
MD
LG