Ndërlidhjet

logo-print

Qeveria serbe: Vendimi i Hagës “i turpshëm”


Beograd

Beograd

Zëdhënësi i Qeverisë së Serbisë, Millivoje Mihajlloviq, ka thënë se vendimi i Gjykatës së Hagës për të liruar ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, Ramush Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj, “është i turpshëm”.

“Kjo ëhstë një goditje e rëndë për drejtësinë dhe një pengesë serioze për vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Mihajlloviq për mediat serbe.

Sipas tij, me këtë vendim “do të zhgënjehen të gjithë ata që mendojnë se do të ketë pajtim në rajon”.

Haradinaj, Balaj dhe Brahimaj janë rigjykuar pjesërisht nën akuzën për “trajtim mizor, torturim dhe vrasje të të burgosurve” në atë që quhej kampi ushtarak i Jabllanicës, më 1998”.
XS
SM
MD
LG