Ndërlidhjet

Daçiq: Pa zbatimin e IBM-së, s’ka BE


Ivica Daçiq
Ivica Daçiq
Serbia nuk mund të vazhdojë rrugën e saj evropiane pa zbatuar Marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM), ka deklaruar sot kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

“Jemi sjellë para aktit të kryer: ose duhet të zbatojmë IBM-në, që është njëri nga kushtet e dhimbshme të Bashkimit Evropian, ose duhet të themi se heqim dorë nga integrimi evropian”, ka thënë Daçiq pas takimit me ministrin e Jashtëm austriak, Michael Spindelegger.

Daçiq ka thënë se është në interes të Serbisë që të vazhdojë rrugën evropiane. Sipas tij, Serbia do të mbajë këtë drejtim derisa të mos cenohen interesat kombëtarë dhe shtetërorë të saj.

Serbët e veriut të Kosovës kanë thënë se nuk mund të pranojnë zbatimin e marrëveshjes në fjalë, nëse ajo nënkupton, siç kanë thënë ata, vendosjen e kufirit me Serbinë qendrore.

IBM-ja është arritur në kuadër të dialogut teknik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në muajin shkurt, por zbatimi i saj ka ngecur.
XS
SM
MD
LG