Ndërlidhjet

Emmerson: Madame Del Ponte, kërkoni falje


Ben Emmerson
Ben Emmerson
“Më në fund, pas shtatë vitesh të gjata dhe dy gjykimeve gjithashtu të gjata, Tribunali vendosi drejtësi ndaj Ramush Haradinajt dhe popullit të Kosovës”, thuhet në deklaratën e lëshuar me shkrim të avokatit mbrojtës të zotit Haradinaj, Ben Emmerson.

Nëpërmjet kësaj deklarate, zoti Emmerson ka bërë të ditur se ish kryeministri i Kosovës, Haradinaj, kthehet sonte, duke përcjellur porosinë e vetë zotit Haradinaj se ai së shpejti “do të ri-marrë pozitën e tij si lider politik i vendit, për të udhëhequr qeverinë që përfaqëson të gjithë qytetarët e Kosovës, çfarëdo gjuhe që ata flasin, nga cilido vend që vijnë dhe pavarësisht përkatësisë etnike”.

“Është koha për pajtim”, citohet të ketë thënë haradinaj, Në deklaratën me shkrim të lëshuar nga avokati mbrojtës i tij, Ben Emmerson.

“Me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar dhe bekimin e qytetarëve, ai do të përfundojë punën që nisi kur u bë kryeministër në vitin 2004, duke mundësuar shtetësi të plotë për pavarësinë e Kosovës”, thuhet në deklaratë.

“Ky vendim, që pason procesin më të gjatë dhe më të mundimshëm në historinë e së drejtës ndërkombëtare, është një dëshmi e tërësishme e pafajësisë së zotit Haradinaj”, thuhet në deklaratë, në të cilën avokati Emmerson gjithashtu thotë se “është koha e fundit që armiqtë e Kosovës së lirë të pranojnë këtë vendim të historisë”.


Emmerson ka kërkuar edhe nga ish prokurorja e Tribunalit Ndërkombëtgar, Carla del Ponte, e cila edhe ka ngritur aktpadinë kundër tij, që “t’i kërkojë falje zotit Haradinaj dhe të gjithë kosovarëve për gabimet e rënda të gjykimit të saj në këtë rast”.
XS
SM
MD
LG