Ndërlidhjet

Nikoliq: Lirimi i Haradinajt - nuk është i bazuar në drejtësi


Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq
Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq
Kabineti i presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, ka kumtuar sot se vendimi i Tribunalit të Hagës, për ta liruar ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, “nuk është i bazuar në të drejtën dhe drejtësinë” dhe kjo i vështirëson përpjekjet për vendosjen e paqes në rajon.

“Për krime të tmerrshme ndaj serbëve të Kosovës nuk do të dënohet askush”, thuhet në kumtesë, për të shtuar se “vendimet e këtilla nxisin separatizëm, i vështirësojnë përpjekjet për vendosjen e paqes në rajon, i anulojnë përpjekjet e deritashme për normalizimin e raportveve të Beogradit me Prishtinën, dhe e rrisin evroskepticizmin në popullin e Serbisë”.

“Vendimi më i ri i Tribunalit nuk është i bazuar në të drejtën dhe në drejtësinë në të cilën do të duhej të ishte themeli i kësaj gjykate”, thuhet në kumtesën e kabinetit të presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, me rastin e lirimit të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nga Gjykata ndërkombëtare për krime të luftës në Hagë.
XS
SM
MD
LG