Ndërlidhjet

Shala: AAK me Haradinajn e gatshme për qeverisje


Blerim Shala

Blerim Shala

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka pritur me festë vendimin e Tribunalit të Hagës për lirimin e liderit të saj Ramush Haradinaj.

Nënkryetari i parë i AAK-së, Blerim Shala tha se kthimi i Haradinajt do të sjell zhvillime positive dhe dinamike politike në vend.

Sipas tij, skena politike e Kosovës ka ndjerë mungesën e ish-kryeministrit Haradinaj.

Shala nuk e ka përjashtuar as mundësinë e përfshirjes së AAK-së në qeverinë aktuale, siç tha ai, për t’i ndihmuar dhe çuar përpara proceset në interest ë Kosovës, siç janë angazhimet për rend e ligj në veri, dialogu me Beogradin si dhe aspektet e politikës së jashtme që nënkuptojnë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

AAK është subjekti më i përfolur për përafrimin e saj me qeverinë Thaçi, kurse nënkryetari i saj Blerim Shala, është emëruar nga presidentja Atifete Jahjaga në postin e koordinatorit të Kosovës për bisedimet me Serbinë.
XS
SM
MD
LG