Ndërlidhjet

logo-print

Vetëvendosje: Përshëndetet lirimi i Haradinajt, Brahimajt dhe Balajt


LIderi i Vetëvendosjes Albin Kurti

LIderi i Vetëvendosjes Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje përshëndet lirimin e Ramush Haradinajt, Lahi Brahimajt dhe Idriz Balajt, nga akuzat në Tribunalin e Hagës.

Vendimi për pafajësinë e Komandantit të UÇK-së dhe ish luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është edhe njëherë dëshmi se lufta jonë ka qenë e drejtë, e dinjitetshme dhe çlirimtare, thotë Vetëvendosje nëpërmjet një kumtese.

Mëtutje theksohet se me këtë rast, “përpjekjet për ta zhvendosur dhe transformuar qëllimin e luftës për çlirim nga Serbia u hodhën poshtë si të pavërteta e të pavlefshme” dhe shtohet se “gjejmë rastin të shprehim mirënjohje e nderim të thellë për të gjithë luftëtarët që kontribuuan me jetën, përpjekjet dhe qëndresën e tyre në çlirimin e Kosovës”.
XS
SM
MD
LG