Ndërlidhjet

logo-print

Krasniqi: Konfirmim i pastërtisë së luftës së UÇK-së


Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi

“Vendimi i sotëm i Tribunalit të Hagës, me të cilin shpallen të pafajshëm Ramush Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, rikonfirmon pastërtinë e luftës, që e kanë bërë këta luftëtarë dhe shokët e tyre”, thuhet në deklaratën për media të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Mëtutje, zoti Krasniqi konstaton se “u dëshmua se drejtësia mund të vonoj, por vjen përfundimisht”.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Hagës, sipas Jakup Krasniqit, padyshim është ngjarje e rëndësishme në jetën personale të ish të akuzuarve, të familjeve dhe miqve të tyre, por mbi të gjitha, përbën një akt madhor me të cilin, për të satën herë, rrëzohen akuzat e pabaza kundër drejtësisë dhe pastërtisë së Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Me këtë vendim, drejtësia ndërkombëtare dëshmoi profesionalizmin e saj, kredibilitetin dhe besueshmërinë e lartë që gëzon”, tha Krasniqi, për të shtuar se “Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të drejtë çlirimtare dhe sipas zakoneve e rregullave ndërkombëtare të luftës, prandaj nuk mund të inkriminohet nga asnjë gjykatë”.
Krasniqi ka shprehur bindjen e plotë se edhe në rastet e tjera të luftëtarëve të lirisë, duke përfshirë edhe këtë të fundit me zotin Fatmir Limaj me shokë, drejtësia do të fitojë, duke shpallur pafajësinë e tyre dhe drejtësinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
XS
SM
MD
LG