Ndërlidhjet

SHBA: Presidenti Obama takon rivalin Mitt Romney


Barack Obama (majtas) dhe Mitt Romney
Barack Obama (majtas) dhe Mitt Romney
Presidenti amerikan, Barack Obama, sot e pret ish rivalin e tij për këtë post, Mitt Romney, për një drekë private në Shtëpinë e Bardhë.

Ky është takimi i parë prej se në zgjedhjet e 6 nëntorit Obama doli fitues kundër kandidatit republikan Romney.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, tha se nuk ka agjendë formale për këtë takim, por sipas tij, presidenti do të dëshironte të diskutoj për idetë e zotit Romney, për ta bërë qeverinë më efikase.

Obama ka thënë se disa ide të zotit Romney “mund të jenë shumë të dobishme”.

Takimi Obama – Romney bëhet në kohën e diskutimeve të vështira për buxhet ndërmjet presidentit Obama dhe anëtarëve republikanë të Kongresit. Ata po punojnë në arritjen e marrëveshjes që të zvogëlohet deficiti i buxhetit dhe të shmanget zbatimi i një marrëveshjeje të mëhershme, që do të rezultonte me ulje drastike të shpenzimeve dhe rritje të mëdha të taksave.
XS
SM
MD
LG