Ndërlidhjet

Prishtinë: Në sheshin Nëna Tereze qytetarët e presin Haradinajn


Qytetarët në qendër të Prishtinës e ndjekin ekranin e madh televiziv gjatë vendimit të gjykatës së Hagës për lirimin e Haradinajt, Brahimajt dhe Balajt
Qytetarët në qendër të Prishtinës e ndjekin ekranin e madh televiziv gjatë vendimit të gjykatës së Hagës për lirimin e Haradinajt, Brahimajt dhe Balajt
Qindra qytetarë janë mbledhur në një skenë të improvizuar në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë, në pritje të arritjes së ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, i cili sot është shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës, në të gjitha pikat e aktakuzës së ngritur për krime lufte.

Të pafajshëm janë shpallur edhe dy ish bashkëluftëtarët e tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.

Zoti Haradinaj pritet që pas pak çastesh t’u drejtohet qytetarëve të shumtë të mbledhur në qendër të Prishtinës.
XS
SM
MD
LG