Lirimi i ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, është përshëndetur nga të gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoni.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka vlerësuar se lirimi i ish pjesëtarëve të UÇK-së, është edhe një dëshmi për luftën e drejtë të UÇK-së për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Lufta jonë e drejtë nuk kishte se si mos të ngadhënjejë edhe para ligjit ndërkombëtar sepse ne kërkuam lirinë dhe demokracinë në vendin tonë, në tokat tona duke mos cenuar të drejtat e të tjerëve. Sot, Kosovës po i vendoset edhe një themel i fuqishëm i shtetësisë duke ngadhnjyer në një proces të gjatë dhe të vështirë të drejtësisë ndërkombëtare”, thuhet në mesazhin e Ali Ahmetit
Ndërkohë, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se lirimi i Ramush Haradinajt paraqet faqebardhësi për gjithë kombin shqiptar.
“Ramushin e presin beteja dhe fitore të reja dhe ne vazhdojmë të kemi shumë besim te vendosmëria e Tij për ta çuar përpara Kosovën dhe kombin shqiptar. Kam nderin që të uroj përzemërsisht lirimin përfundimtar dhe rikonfirmimin e drejtësisë për z.Ramush Haradinaj dhe dy bashkëpunëtorëve të tij”, thuhet mes tjerash në urimin e Menduh Thaçit.
Kryetar i i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Rufi Osmani, ka thënë se vendimi i sotëm i Tribunalit të Hagës paraqet “lajmin më të gëzueshëm për gjithë shqiptarët në ditën e parë të shekullit të dytë të pavarësisë së shtetit shqiptar dhe dëshmi më e mirë për luftën e lavdishme të UÇK-së dhe të gjitha lëvizjeve, që i paraprinë asaj, me synim të lirisë së plotë të popullit të Kosovës”.
Lirimi i Ramush Haradinajt, është përshëndetur edhe nga Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.