Ndërlidhjet

OKB: Përmirësohet statusi palestinez


Lideri palestinez Mahmud Abbas duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
Lideri palestinez Mahmud Abbas duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
Palestinezët e kanë përmirësuar statusin e tyre në Kombet e Bashkuara në “shtet jo-anëtar”.

Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për rezolutën palestineze votuan 138 vende, nëntë votuan kundër, ndërsa 41 asbstenuan.

Para votimit, presidenti palestinez, Mahmud Abbas, kërkoi që OKB-ja ta paraqesë “cerfifikatën e lindjes së Palestinës”.

Ambasadori izraelit në OKB e ka përsëritur qëndrimin se Izraeli dëshiron paqe me palestinezët, por votimi mund t’i çojë këto përpjekje “prapa”.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Susan Rice, tha se rezoluta palestineze është “për keqardhje dhe kundërproduktive” dhe ajo vendos më tepër “pengesa” në rrugën e paqes.

Përmirësimi i statusit nënkuptoin që palestinezët mund tu bashkohen agjencive të OKB-së, përfshirë edhe Gjykatën Ndërkombëtare Penale, ku ata mund të inicojnë aksion kundër Izraelit.
XS
SM
MD
LG