Ndërlidhjet

SHBA: Senati favorizon tërheqje të shpejtë nga Afganistani


Ndërtesa e Kongresit të Shteteve të Bashkuara në Uashington

Ndërtesa e Kongresit të Shteteve të Bashkuara në Uashington

Senati i Shteteve të Bashkuara ka votuar në favor të përshpejtimit të tërheqjes së forcave amerikane nga Afganistani.

Votimi ishte 62:33 për amendamentin joobligues për politikën e mbrojtjes.

Analistët thonë se votimi me gjasë do të dërgojë mesazh të qartë te presidenti Barack Obama dhe ushtria, derisa debatohet ritmi i tërheqjes së 66 mijë trupave nga Afganistani.

Senatori Jeff Merkley, sponsori kryesor i dokumentit, ka argumentuar se al-Kaida është më e fortë në pjesë të tjera të botës dhe se ndërtimi i institucioneve në Afganistan ka dështuar në masë të madhe.

Sekretari i Mbrojtjes, Leon Panetta, tha se Shtetet e Bashkuara duhet t’i mbajnë trupat në Afganistan, edhe pas përfundimit të misionit luftarak, për shkak të pranisë së al-Kaidës në këtë vend.
XS
SM
MD
LG