Ndërlidhjet

logo-print

Damask: Mbyllet rruga kryesore për në aeroport


Pamje e mbetjeve të një aeroplani luftarak të forcave qeveritare në vendin Daret Azzah të Sirisë

Pamje e mbetjeve të një aeroplani luftarak të forcave qeveritare në vendin Daret Azzah të Sirisë

Rruga kryesore për në aeroport në kryeqytetin e Sirisë, Damask, është mbyllur, derisa trupat e Sirisë e kanë filluar atë që përshkruhet si sulmi kryesor kundër luftëtarëve kryengritës në këtë territor.

Në Damask, shfrytëzuesit thonë se Interneti dhe telefonia mobile janë bllokuar, ndërsa funksionojnë vetëm linjat fikse telefonike, me shpjegimin se Interneti ka probleme teknike.

Kryengritësit dhe qeveria e fajësojnë njëri-tjetrin për ndaljen e komunikimeve.

Në qytetin verior Alepo, aktivistët kanë thënë se nga sulmi i qeverisë janë vrarë së paku 15 civilë.

Sipas aktivistëve, në këtë luftë civile, që filloi në mars të vitit 2011, janë vrarë së paku 40 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG