Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Videoja e grupit Pussy Riot – ekstremiste


Dy nga anëtaret e dënuara të grupit Pussy Riot Alyokina dhe Tolokonnikova flasin me avokaten e tyre gjatë seancës gjyqësore

Dy nga anëtaret e dënuara të grupit Pussy Riot Alyokina dhe Tolokonnikova flasin me avokaten e tyre gjatë seancës gjyqësore

Një gjykatë në Moskë ka vlerësuar se videoja e përgatitur nga grupi muzikor i femrave Pussy Riot është ekstremiste.

Kjo gjykatë, dje vendosi se qasja në Internet te kjo video duhet të kufizohet.

Në një video shihet një shfaqje ilegale në muajin shkurt, në Katedralen Ortodokse kryesore të Moskës, ku protestohej kundër sundimit të presidentit Vlladimir Putin.

Kjo video ka çuar në arrestimin e tri femrave anëtare të grupit.

Dy prej tyre, Maria Alyokina dhe Nadezhda Tolokonnikova, tash janë në burg duke vuajtur dënimin prej dy vitesh, për “huliganizëm të motivuar nga urrejtja fetare”.

Anëtarja e tretë e grupit, Yekaterina Samutsevitch, është dënuar me kusht.
XS
SM
MD
LG