Ndërlidhjet

Siri: Kompanitë i pezullojnë fluturimet për Damask


Pamje nga Damasku; tymi ngritet pas një sulmi ajror
Pamje nga Damasku; tymi ngritet pas një sulmi ajror
Luftimet e ashpra të zhvilluara dje e kishin bllokuar rrugën kryesore për në aeroportin e kryeqytetit të Sirisë, Damask.

Qeveria më vonë ka thënë se trupat e kanë pastruar autostradën nga “terroristët”, por kryengritësit kanë thënë se luftimet po vazhdonin.

Kjo ka ndikuar në dy kompani të fluturimeve, Emirates dhe EgyptAir, që t’i pezullojnë fluturimet në Damask.

Nga ana tjetër, qasja në Internet dhe në telefoninë mobile në gjithë Sirinë është ndërprerë.

Dy shërbimet për gjurmimin e Internetit, me seli në Shtetet e Bashkuara, kanë konfirmuar se Interneti ishte bllokuar ditën e enjte.

Qeveria dhe kryengritësit e fajësojnë njëri-tjetrin për ndaljen e Internetit.

Kjo është ndalja e parë e Internetit në gjithë Sirinë, prej fillimit të kryengritjes, që tashmë ka hyrë në muajin e 20-të.

Aktivistët thonë se qeveria duket se po përgatitet për ofensivën madhore kundër bazave të kryengritësve rreth Damaskut.
XS
SM
MD
LG