Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë: Obama e Romney drekuan së bashku


Barack Obama (majtas) dhe Mitt Romney

Barack Obama (majtas) dhe Mitt Romney

Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe rivali i tij në zgjedhjet presidenciale të 6 nëntorit, Mitt Romney, në Shtëpinë e Bardhë, dje janë takuar për një drekë të përbashkët.

Sipas kumtesës së Shtëpisë së Bardhë, zoti Romney qëndroi për afro një orë së bashku me presidentin Obama në dhomën e tij private për ushqim.

Në fjalimin e tij pas fitores në zgjedhjet presidenciale, Obama pat premtuar se do ta ftonte zotin Romney në Shtëpinë e Bardhë.

Të dy politikanët “diskutuan rolin e liderit të Amerikës në botë dhe rëndësinë e mbajtjes së këtij pozicioni në të ardhmen”, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Zoti Romney, poashtu, e ka uruar presidentin Obama për rizgjedhje dhe i ka ururar sukses në mandatin e dytë presidencial.

Obama dhe Romney kanë shprehur përkushtim për të mbetur në kontakt me njëri-tjetrin.
XS
SM
MD
LG