Ndërlidhjet

logo-print

Hoxhaj në vizitë zyrtare në Letoni


Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj

Me ftesë të ministrit të jashtëm të Letonisë, Edgars Rinkevics, ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, sot e ka filluar një vizitë dyditëshe në këtë vend.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin Riga, pritet që zoti Hoxhaj të takohet me kolegun e tij Rinkevics, me presidentin Andris Berzins, dhe me përfaqësues të lartë të institucioneve të tjera.

Mëtutje, siç njofton Ministria e jashtme e Kosovës, zoti Hoxhaj do ta paraqes progresin e gjithmbarshëm në Kosovë dhe do të kërkoj vazhdimin e mbështetjes së Letonisë, me theks të veçant në proceset integruese evroatlantike.
XS
SM
MD
LG