Ndërlidhjet

Taxhikistan: Bllokohet faqja e Radios Evropa e Lirë në Internet


Faqja në Internet e shërbimit për Taxhikistanin në Radion Evropa e Lirë duket se është bllokuar në Taxhikistan.

Asomuddin Atoev, kryesues i Asociacionit të Provajderëve të Shërbimit të Internetit në Taxhikistan, i tha sot Radios Evropa e Lirë se disa organizata kanë marrë mesazhe SMS nga Shërbimi i Komunikimeve i udhëhequr nga shteti, ku kërkohej bllokadë.

Shefi i këtij shërbimi, Beg Zuhurov, ka refuzuar të komentoj lidhur me këtë çështje për Radion Evropa e Lirë, duke thënë se nuk kishte informacione për situatën.
XS
SM
MD
LG