Ndërlidhjet

Stefanoviq: Duhet të zbatohen marrëveshjet me Prishtinën


Borisllav Stefanoviq

Borisllav Stefanoviq

Ish shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, që njëherësh është deputet i Partisë Demokratike opozitare, tha sot se kjo parti mendon se të gjitha marrëveshjet e arritura me Prishtinën duhet të zbatohen.

“Ne si shtet serioz duhet t’i zbatojmë të gjitha marrëveshjet, por është e pavërtetë e madhe që qeveria duhet patjetër t’i zbatoj, sepse me një akt mund t’i anuloj”, u tha Stefanoviq gazetarëve në Kuvendin e Serbisë.

Mëtutje ai theksoi se “është e pabesueshme, që njerëzit që kanë kontribuar që Kosova të jetë një zonë doganore dhe të cilët shumë mirë e dinë se në këto kalime funksionon dogana prej vitit 2000, tash flasin për atë se diçka e re po ndodhë” dhe shtoi se “asgjë e re nuk po ndodhë në në këto kalime, kemi arritur marrëveshje, e cila në rrethanat e atëhershme nuk ka mundur të jetë më e mirë”.

Sipas fjalëve të tij, të gjitha elementet e “të ashtuquajturit shtet i Kosovës” janë eliminuar, pasi në vendkalime nuk do të ketë kufi, pavarësisht nga komenti i disa partive opozitare.
XS
SM
MD
LG