Ndërlidhjet

BE: Papunësia në Eurozonë arriti në 11.7%


Flamuri i Bashkimit Evropian
Flamuri i Bashkimit Evropian
Papunësia në eurozonën e goditur nga kriza, ka arritur një tjetër shifër rekorde të lartë.

Zyra e statistikës e Bashkimit Evropian, Eurostat, ka njoftuar sot se papunësia në eurozonë ka arritur në 11.7% në muajin tetor.

Gjithsej 18.7 milionë njerëz janë pa punë në 17 vende që e përdorin monedhën euro.

Spanja dhe Greqia e kanë shkallën më të lartë të papunësisë në këtë rajon, pasi në të dy vendet kjo shifër është më e madhe se 25%.

Papunësia, paoshtu, ka shënuar rritje në muajin tetor edhe në Bashkimin Evropian me 27 shtete, duke arritur në 10.7%.
XS
SM
MD
LG