Ndërlidhjet

logo-print

As sulmi ushtarak "s'e largon Iranin nga programi bërthamor"


Ali Asghar Soltanieh

Ali Asghar Soltanieh

Irani thotë se ndonjë sulm eventual ushtarak nuk e ndalon atë nga pasurimi i uraniumit.

Ambasadori iranian në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Ali Asghar Soltanieh, tha se Irani do të rindërtojë sërish centrifugat e shkatërruara në ndonjë sulm eventual.

Ai ka bërë komente pas një takimi të Bordit të Guvernatorëve të ANEB-it në Vjenë.

Soltanieh tha se Irani ka përsosur thuajse pasurimin e urnaiumit dhe se "kurrë nuk do heqë dorë nga ai”.

Më herët Irani i kërkoi ANEB-it që të mbyllë hetimet mbi dyshimet se Teherani po zhvillon program për armë bërthamore.
XS
SM
MD
LG