Ndërlidhjet

Sërish protesta në Jordani


Jordani, foto nga arkivi
Jordani, foto nga arkivi
Deri në 15 mijë njerëz kanë protestuar në Aman të Jordanisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit pas rritjes së çmimeve të karburanteve.

Çmimet e karburanteve janë rritur për 33 për qind, ndërsa gazi për gatim dhe ngrohje është dyfishuar që nga vendimi i 12 dhjetorit për të shtrenjtuar karburantet.

Protestuesit i kërkuan kryeministrit Abdullah Nusr, që ta braktisë zyrën dhe ta reformojë qeverinë.

Qeveria tha se rritja e çmimeve ka qenë e nevojshme për të ulur kështu deficitin buxhetor prej 5 miliardë dollarësh të vendit dhe ka ofruar mbështetje vjetore ekuivalente me 140 dollarë.

Por, protestuesit të premten borhorisnin “Nuk mund të na mbyllësh gojën me disa dinarë”.

Një person tashmë ka vdekur në protestat, që shpërthyen pas vendimit për ngritje çmimesh.
XS
SM
MD
LG