Ndërlidhjet

Serbët djegin flamuj amerikanë e të BE-së


Protesta në Beograd, 30 nentor, 2012
Protesta në Beograd, 30 nentor, 2012
Qindra nacionalistë serbë kanë grisur dhe djegur flamuj amerikanë, ë BE-së dhe Kosovës, si reagim ndaj lirimit si të pafajshëm nga Tribunali i Hagës i njërit nga ish komandantët e UÇK-së Ramush Haradinajt dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Lah Brahimaj dhe Idriz Balaj, njofton AP.

Ata akuzoheshin për vrasjen e serbëve gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Pjesëtarët e Partisë Radikale të Serbisë në një protestë të mbajtur të premten në Beograd, gjithashtu kërkuan dorëheqjen e qeverisë dhe të presidentit të Serbisë, për shkak të mbështetjes së tyre për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Zyrtari i partisë Nemanja Saroviq, tha se Serbia duhet të kthehet kah drejtimi i duhur:
Rusia, Amerika Latine dhe “miqtë tjerë tradicionalë”.

Shumë njerëz në Serbi janë të zemëruar se Tribunali i Hagës liroi ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Gjykata së fundi ka liruar edhe dy gjeneralë kroatë, që ishin dënuar për krime kundër serbëve.
XS
SM
MD
LG