Ndërlidhjet

SHBA miraton sanksione të reja ndaj Iranit


Uashington, DC

Uashington, DC

Senati amerikan ka miratuar sanksione të reja në tregtinë me sektorët energjetikë, të porteve, anijeve dhe ndërtimit të anijeve të Iranit.

Senati votoi 94-0 të premten, për t’i futur sanksionet në kuadër të ligjit vjetor të politikës mbrojtëse.

Shtetet e Bashkuara kanë imponuar një seri sanksionesh ndaj Iranit, të cilat synojnë që t’i bëjnë presion Republikës Islamike në ndaljen e zhvillimit të programit bërthamor.

Monedha e Iranit ka pësuar rënie tejet të madhe këtë vit, derisa eksportet e naftës janë goditur nga sanksionet e SHBA-së dhe ato të BE-së.

Projekt-ligji duhet të miratohet nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe të nënshkruhet nga presidenti Barack Obama para se të shndërrohet në ligj.

Irani thotë se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore.

XS
SM
MD
LG