Ndërlidhjet

SHBA arreston dy vëllezër “terroristë”


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet amerikane thonë se kanë arrestuar dy vëllezër me prejardhje pakistaneze, nën akuzat se kanë siguruar mbështetje për terroristët dhe se kanë bërë konspiracion për të përdorur armë të shkatërrimit në masë brenda Shteteve të Bashkuara.

Vëllezërit janë identifikuar si Sheheryar Qazi, 30 vjeç, dhe Raees Alam Qazi, 20 vjeç, ndërsa janë kapur në një zonë të Floridës.

Zyrtarë thonë se të dy ata kanë nënshtetësi amerikane.

Sipas prokurorëve, “çdo kërcënim potencial” që mund të vinte nga dy vëllezërit, është ndërprerë.
XS
SM
MD
LG