Ndërlidhjet

Përleshje të dhunshme në Lubjanë


Ilustrim
Ilustrim
Policia në Lubjanë ka përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit antiqeveritarë, që hidhnin gurë dhe shishe në drejtim të policëve.

Të paktën 20 njerëz janë plagosur dhe 30 të tjerë janë arrestuar.

Protesta, e cila ka nisur e qetë, është kthyer në të dhunshme mbrëmë vonë, kur grupet kanë sulmuar policinë, e cila ruante ndërtesën e parlamentit.

Kjo është protesta e dytë e dhunshme brenda javës, në shenjë kundërshtimi ndaj shkurtimeve buxhetore në vend.

Sllovenia është goditur rëndë nga recesioni ekonomik dhe është në rrezik për të kërkuar ndihmë ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG