Ndërlidhjet

Ueb-faqja e REL-it bllokohet në Taxhikistan


Ueb-faqja e shërbimit taxhik të Radios Evropa e Lirë
Ueb-faqja e shërbimit taxhik të Radios Evropa e Lirë
Ueb-faqja e shërbimit taxhik të Radios Evropa e Lirë është bllokuar që mbrëmë në Taxhikistan.

Kreu i Shërbimit Shtetëror për Komunikime në këtë vend, Beg Zukhurov, ka thënë se autoritetet “kanë vepruar në përgjigje të ankesave nga një grup i qytetarëve, të cilët kanë shprehur kundërshtimet e tyre për disa agjenci informacioni, të cilat veprojnë kundër interesave të Taxhikistanit”.

Presidenti i Radios Evropa e Lirë, Steven Korn, e ka cilësuar këtë veprim si “censurë”.

“Kjo është shkelje e së drejtës themelore për fjalë të lirë. Qeveria, mediat, sektori privat, komuniteti i të drejtave të njeriut dhe qytetarët e Taxhikistanit duhet ta dënojnë këtë”, ka thënë Korn.

Këtë vit, autoritetet e Taxhikistanit kanë ndaluar përkohësisht disa ueb-faqe, përfshirë: YouTube-in, BBC-në, Asia Plus-in dhe mediat ruse.
XS
SM
MD
LG