Ndërlidhjet

logo-print

SHBA dënon planin e Izraelit për vendbanime të reja


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.

Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar si “kundërproduktiv” planin e Izraelit për të ndërtuar mijëra vendbanime të tjera hebraike në Jerusalemin Lindor dhe në Bregun Perëndimor.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillay Clinton, ka thënë se ky plan shënon hapa prapa në negociatat e paqes midis Izraelit dhe palestinezëve.

Clinton i ka bërë këto komente në një ngjarje në Uashington, e cila është ndjekur edhe nga zyrtarë të lartë izraelitë, përfshirë: ministrin e Jashtëm, Avigdor Lieberman, dhe ministrin e Mbrojtjes, Ehud Barak.

Izraeli ka bërë të ditur se do të ndërtojë 3,000 shtëpi të reja në Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor.

Njoftimi ka ardhur pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar të enjten për të njohur Palestinën si shtet joanëtar të OKB-së.

Palestinezët duan që shteti i ardhshëm palestinez të përfshijë Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor si kryeqytet.
XS
SM
MD
LG