Ndërlidhjet

Kuvajti voton në zgjedhjet parlamentare


Ilustrim
Ilustrim
Në Kuvajt po mbahen zgjedhjet parlamentare, me gjithë thirrjet e opozitës për t’i bojkotuar ato.

Opozita, e cila përfshin islamikë, liberalë dhe populistë, thotë se Sheiku Sabah Al Ahmed Al Sabah ka tejkaluar autoritetin e tij, duke shkurtuar numrin e votave të lejuara për një qytetar nga “katër në një”.

Ndryshimi thuhet se dobëson aftësinë e opozitës për të formuar aleanca.

Këto janë zgjedhjet e dyta parlamentare të Kuvajtit në këtë vit.

Opozita ka fituar shumicën në zgjedhjet e shkurtit, por parlamenti është shpërbërë në qershor dhe është zëvendësuar me një legjislaturë pro-qeveritare.
XS
SM
MD
LG