Ndërlidhjet

SHBA kërkon lirimin e Sotoudehut


Nasrin Sotoudeh
Nasrin Sotoudeh
Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje autoriteteve iraniane që të lirojnë aktivisten për të drejtat e njeriut, Nasrin Sotoudeh, e cila ndodhet në grevë urie për më shumë se gjashtë javë.

Në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit thuhet se Uashingtoni është i shqetësuar për mirëqenien e Sotoudehut, marrë parasysh "historinë e Iranit në trajtimin e të burgosurve".

Sotoudeh, e cila muajin e kaluar është shpërblyer me Çmimin Sakharov të Bashkimit Evropian, është arrestuar në shtator të vitit 2010, nën akuzat për përhapje të propagandës dhe konspiracion për të dëmtuar sigurinë e shtetit.

Ajo po vuan dënimin prej gjashtë vjetësh burgim.
XS
SM
MD
LG