Ndërlidhjet

Ukraina hedh poshtë kritikat e SHBA-së


Kostyantyn Gryshchenko
Kostyantyn Gryshchenko
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Kostyantyn Gryshchenko, ka hedhur poshtë kritikat e Shteteve të Bashkuara për zgjedhjet e fundit parlamentare në Ukrainë dhe për ndjekjen penale të kundërshtarëve politikë.

Në një intervistë për AP-në, Gryschenko ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve të tetorit kanë përkuar me vullnetin e popullit të Ukrainës.

Ai ka mohuar përsëri akuzat se ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, e cila po vuan dënimin prej shtatë vjetësh burgim për shkak të “shpërdorimeve me detyrën zyrtare”, është arrestuar për motive politike.

Të enjten, sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, u ka bërë jehonë vlerësimeve të vëzhguesve perëndimorë, sipas të cilave, zgjedhjet në Ukrainë kanë qenë të padrejta dhe një hap prapa për demokracinë.

Ajo po ashtu ka shprehur shqetësimet për ndjekjen penale të kundërshtarëve politikë në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG